Stafi akademik

Mësuesit e shkollës

     Edlira Filipi
Eshtë pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Besnik Sykja” që në shtator 1994.
Ajo është dëshmitare e ndryshimit, ,metamorfozës që ka pësuar shkolla “Besnik Sykja” gjatë kësaj periudhe kohore.
Ajo ka rrëfyer për ne për përmirësimin e dukshëm të mësimdhenies, të nivelit të lartë të nxënësve që kanë frekuentuar shkollën ,sidomos këto katër vitet e fundit.

     Mirela Vide
Per te: ”Shkolla eshte mjaft mire , disiplina dhe rregulli jane ne nivele te larta .
Duhet perparuar ne nivelin e mesimit te nxenesve, kjo mund te arrihet duke i motivuar ata , duke punuar dhe duke i bindur qe dijet qe marrin ketu do tju vlejne per te gjithe jeten.
     
     Servete Balilaj
Ka 16 vjet ne shkolle.
Te punosh me adoleshente eshte ndjesi shume e bukur dhe njekohesisht nje sfide, pasi ne nje klase eshte e veshtire qe te gjithe te bien ne nje mendje.
Mesuesit perpiqen duke dhene maksimumin per te kuptuar gjithsecilin ne menyren tij.
Shkollen e ka ndjekur emri i keq sepse mesatarja ishte shume e ulet edhe nxenesit ishin disi te shkujdesur. Por sot me me punen intensive te kolektivit ne konsiderohemi si nje nder gjimnazet me te qete dhe te disiplinuar.
    
     Zana Toci
Ka punuar 14 vjet ne shkolle deri ne 2008.
Ne shkolle eshte punuar me pasion duke ndertuar marredhenie shume te mira me nxenesit dhe koleget
Emrin e shkolles e bejne nxenesit me punen dhe perkushtimin e tyre, e nxenes te tille nuk I kane munguar shkolles qe ne shume raste   kane realizuar endrrat.

    Jeta Seitaj
Puna ne kete shkolle ishte  nje nder eksperiencat me te bukura ,kjo nga marredheniet shume te mira me stafin pedagogjik dhe nxenesit.
Ajo tregon me nostalgji per ato vite dhe per permiresimin e vazhdueshem te shkolles ne te gjitha aspektet e saj.

    Orjola Caka 
Frymezimi per tu bere mesuese vjen nga kenaqesia qe
nxenesit te japin dhe ky eshte nje profesion te cilin ajo e praktikon me shume pasion dhe dashuri.
Ka mardhenie te ndersjellta dhe mjaft te mira me te gjithe mesuesit edhe nxenesit, dhe kjo eshte gjeja qe e ben me shume te lumtur nga ana profesionale kete
Mesazhi :marrni nje edukim sa me te mire,qendroni larg antivlerave dhe realizoni vetem sjellje te mire.

    Sonela Borizani 
Ka filluar pune ne shkolle ne vitin 1997.
Përshtatet me të gjithë tipat dhe mundohet që t`u përshtatet karaktereve, duke gjetur gjuhën e përbashkët. Me maturantët e parë që ka nxjerrë ajo mban ende kontakte.
“Të punosh midis të rinjve do të thotë që të mbetesh e re” –thote ajo. Jetoni ditët  të cilat ju po kaloni ,ditë kaq të bukura dhe përkushtojuni gjësë më të rëndësishme të kësaj kohe që është Mësimi.

     Vali Llazari
Shkolla  ka pasur problemet e vete, por vlen çdo mement i kaluar ne shkolle me keta nxenes qe mund te falin vetem dashuri eshte i bukur.
Do te donte te rikthehej ne kete shkolle per te rikujtuar ato momente.
Ka kontak me shume kolege te saj ndersa me nxenesit eshte ndryshe , ka patur raste kur e kane ndaluar ne rruge dhe e kane pershendetur dhe mendon  se nuk ka gje me te mire per nje mesues ne pension.

       Klodiana Taci.
Ne kujtesen e saj kthehen kujtime te cilat dukeshin si te harruara :festat me kolektivin, daljet , ekskursionet me nxenesit, rinfestet etj. Raportet i ka pasur shume te mira me te gjithe mesuesit dhe nxenesit  dhe se i mungojne shume. Mban kontak me koleget e saj

     Mirela Gjakrosa
Fillimi i dhenies se mesimit jane ato qe te mbeten gjithmone ne kujtese. Ditet e para kane qene per te gjithe disi te veshtira, sa te ambjentohesh me nxenesit, mesuesit dhe me shkollen ne teresi.
Ne shkollen Besnik Sykja ka ardhur ne vitin 1998-1999 dhe ka dhene mesim per 7-8 vjet. Me te gjitha mesueset ka pasur marredhenie shume te mira qe ne fillim. Kur iku nga shkolla Besnik Sykja u merzit shume pasi duhet te linte  klasen e saj kujdestari me te cilen kishte marredhenie mjaft te mira, po ashtu edhe me nxenesit e tjere.
Momenti me i veshtire ishte te ndahej me ta po ashtu edhe me mesuesit. Ajo pohon se ndjen nje mall mjaft te madh per kete shkolle.

    Marjeta Derka
Profesionin e mesueses e kam zgjedhur me po aq  deshire,sa edhe  lenden e letersise. Ti percjellesh dikujt dijet  eshte shume e rendesishme, e bukur, por edhe e veshtire. Veshtiresi qe mua me kalon krejt natyrshem sepse lenda e letersis eshte e bukur dhe gjithperfshires.
Profesionin e mesimdhenies e kam filluar sapo kam mbaruar fakultetin qe ne vitin 2002.
Eshte e natyrshme veshtiresia dhe lodhja, por keto arrijne te kompesohen me kenaqesin qe me fal ky profesion.

   Vera Lami 
Te jesh mesuese eshte dicka qe perjetohet ne dy aspekte 'modeli' qe percillet per ti ngjare , per ti imituar dhe 'burimi' qe merr dije shkencore ''mesime'' qe kerkojne vullnet e kembengulje qe te arrihen ne synim.N.q.s keto te dyja gershetohen me harmoni atehere te jesh mesues eshte kenaqesi dhe dijet qe jane
percjelle te jane ngulitur.Ky profesion eshte i veshtire sepse je e vezhguar ne cdo levizje
tenden dhe gjithmone me kritikues dhe i lodhshem sepse nuk e ke  rezultatin konkret te kapshem per te matur si pune rezultati eshte tek dikush tjeter tek sa jep nxenesi si objekt e subjekt e punes time.

   Albina Dragoti
Kete profesion kam 11 vjet qe e ushtroj. Veshtiresi  ka , por ka te beje ndoshta me lenden e fizikes dhe mos 
interesimin e nxenesve aq sa duhet per to. Tek ky gjimnaz kam filluar qe me 2002 dhe i bien 9 vjet.
Meqe kam nje kohe te gjate ne kete shkolle vleresoj shume stafin pedagogjik pasi jane te mirekuptueshem dhe stafin drejtues pasi na jep mundesi te zhvillojme korrekt procesin mesimor.
Lenda e fizikes eshte e veshtire por edhe e bukur. Ajo ka te beje ne shume raste edhe me gjerat qe hasim ne jeten e perditshme .Duke pare veshtiresit e kesaj lende nxenesit nuk jane shume te angazhuar.

   Azalina Ndoja
Ne baze te njohurive , aftesive dhe trajtimeve qe kam fituar , besoj se stafi i nxeneve ka mbetur i kenaqur dhe gjithashtu une kam mbetur e kenaqur me nivelin e tyre.
Une kam 7 vjet , qe ushtroj kete profesion. Perderisa e parapelqej kete profesion dhe e ushtroj nuk mendoj se eshte shume i lodhshem sepse kam qene une vete qe e kam bere kete zgjedhje.
''Besnik Sykja'' eshte nje institucion arsimor qe ofron nje mesimdhenie me nivel te larte te mesueseve, eshte
nje shkolle qe ofron mundesi per te arsimuar nxenesit dhe per ti dhene nje nivel edukimi dhe arsimi te larte dhe te mjaftueshem sa per te krijuar te ardhmen e tyre.

   Erma Cami
''Eshte pasion dhe deshire per ndryshim .Kam 6-vjet (2005-2012)
Me pelqen ketu sepse zbatohen me perpikmeri dispozitat normative me shume rregull si
nga mesues dhe nga nxenesit. Persa i perket nivelit te nxenesve, ata jane te gatshem per novacion dhe per te sjell ne klase risi.
Per lenden time, historise te Shqiperise per klasen e 12 ka nje tendence drejt argumentit dhe analizes nder vite
Eshte e veshtire duke pasur parasysh kontigjentin e nxenesve qe kane zgjedhur kete shkolle, duke pasur parasysh faktorin ekonomik , social, kuluror gje e cila pasqyrohet ne sjelljet e tyre. S'duhet harruar
dhe fakti qe disa nxenes pasdite apo dhe ne oret e vona punojne dhe normal
nuk u ngelet.
 Por veshtiresia me e madhe qendron ne egon e disa nxenesve  e pajustifikuar e cila ne momentin qe bie ndesh me interesat e tyre (noten) kthehet ne konfliktuale dhe e pashpjegueshme .

   Eleonora Çaçi
Te ushtrosh profesionin e mesimdhenies eshte nje mision qe mbart njekohesisht pergjegjesi e kenaqesi e cila percillet nepermjet nje komunikimi te vazhdueshem qe mbart vete ky proces.Kete profesion kam 12 vjet qe e ushtroj.Bashkpunimi, komunikimi ne kete profesion eshte shume i rendesishem. Ne cdo hap ai duhet te shoqerohet me nje motiv qe ne mesuesit duhet ti percjellim brezave. Te punosh me femijet e sotem duhet te investosh shume nga vetja,qofte kjo per te rritur frekuentimin por dhe per te thelluar procesin e marrjes se dijeve . Te punosh ne kete profesion do te thote te maresh shume ekseprienca ndaj nje brezi i cili evolon ,vazhdimisht dhe ti ke c'te mesosh prej tyre dhe t'u japesh njekohesisht...

    Manushaqe Tabaku
Te jesh mesuese eshte jo vetem profesion,por eshte sfide,obligim dhe krenari. Te gjitha keto ti jep pergjegjesia qe ti mbart perpara ketij brezi te “uritur” per dije e ne kete moment percjell dijet e tua qe
vazhdimisht edhe i thellon ato.
Kam 34 vite pune ne arsim ne fushen e mesimdhenies.Mesuesi nuk eshte vetem mesimdhenes por dhe psikolog. Nxenesit vijne nga familje te ndryshme me probleme te ndryshem te cilat reflektohen dhe me problem te ndryshme, ketu qendron lodhja.Nxenesit  i jane rikthyer librave, qe i  bejne te jene me shume me te formuar intelektualisht. Me femijet  e sotshme eshte kenaqesi te punosh pasi keto jan vetvetja,me te lirshme dhe i perkushtohen me teper punes.
Per mua ky profesion eshte bere i jetes,ai qe me jep rini dhe çiltersi.

   Rezarta Sula
Ka 2 vjet qe jap mesim ne kete shkolle Matematika eshte nje lende mjafte e bukur por edhe shume e veshtire pasi pervec nje pune sistematike , kerkon dhe logjik tete forte. Une shoh njefare interesimi per
lenden pasi te gjithe nxenesit shkruajne dhe vijne me detyra , por niveli i klasave
qe jap le shume per te deshiruar.
Eshte shume e veshtire pasi kemi shume nxenes me probleme sociale .Probleme te cilat i mbartin dhe ne klase , prandaj jane te perqendruar dhe shfaqin shenja dhune apo indiferentizmi.Me pelqen profesioni im . Me jep kenaqesi te qenit se bashku me brezat e rinj dhe ti mesoj sa me mire mundem.Nuk besoj se do te me pelqente te beja nje tjeter profesion.
Nese do te deshiroja te beja dicka tjeter do ta kisha realizuar...