“Besnik Sykja”, transformohet në një shkollë model
Gjimnazi “Besnik Sykja” transformohet në një shkollë model të kryeqytetit. Sipas drejtorit Ali Taga kjo u arrit falë bashkëpunimit me mësuesit dhe prindërit. Kreu i këtij gjimnazi shpjegon se tashmë niveli i mësimidhënies dhe kalueshmëria kanë arritur në një stad mjaft të lartë.
Të njëjtin fakt e mbështetsin edhe mësuesit në këtë gjimnaz. Sipas tyre tashmë ka një ndryshim mjaft të dukshëm në krahasim me problematikat që ka pasur kjo shkollë.
Ndërkohë që nxënësit shprehen mjaft të kënaqur me rregullat dhe displinën e shkollës. Maturantët deklarojnë se ata po përgatiten intensivisht për të arritur rezultate të mira në provime.
Para disa vitesh gjimnazi “Besnik Sykja” ë htë përmendur shpesh për probleme dhe moszhvillim të mësimit. Ndërkohë që aktualisht është krijuar një tjetër panoramë e cila mund të përshkruhet me fjalët cilësi në mësimdhënie, rregull dhe rezultate pozitive.