INTERVISTA ME "ALI TAGËN"
-Ju falenderojmë që pranuat kërkesën tonë për t’ju intervistuar! Pse mendoni që në kohët e fundit është shtuar shumë numri i prindërve që duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën “Besnik Sykja” ?
Gjimnazi “Besnik Sykja” po ndryshon vazhdimisht, jo nga viti në vit, por nga dita në ditë dhe kjo është meritë në radhë të parë e nxënësve të shkollës, këshillit të mësuesve, senatit të shkollës dhe prindërve të çdo nxënësi. Gjimnazi ynë ka përmbysur totalisht imazhin që kishte para tre vitesh: nga shkolla, që siç e specifikonin ‘rruge’, në shkollë të standardeve më të mira mësimore, edukative dhe disiplinore.
Po punohet shumë për një rritje të nivelit cilësor të mësimdhënies dhe rezultateve në mësime, të cilat janë të dukshme nga viti në vit. Viti shkollor 2010-2011 pati vetëm katër nxënës maturantë për vjeshtë dhe në fazën e dytë, të gjithë i morën provimet e maturës shtetërore. Kjo është arsyeja pse veçanërisht në vitin e fundit janë regjistruar vetëm në klasën e dhjetë 150 nxënës mbi kapacitetet e viteve të mëparshme dhe në vazhdimësi të periudhës së këtij viti shkollor kemi patur kërkesa nga zona të ndryshme për t’u regjistruar në shkollën tonë.
-Në cilat prej standardeve shkolla jonë renditet në shkollat më të mira në Tiranë?
Sot gjimnazi ynë renditet në gjimnazet dhe shkollat më të mira në Tiranë, veçanërisht në drejtim të rregullit dhe disiplinës, mirëkuptimit, ndihmës dhe marrëdhënieve mësues-nxënës, të bashkëpunimit me këshillin e prindërve, bordin dhe senatin e shkollës. Në shkollën tonë çdo nxënës është i siguruar dhe i garantuar për një proces mësimor sa më normal, për një rregull në zhvillimin e orës së mësimit, për një kujdes të sigurisë së jetës, për një marrëdhënie sa më bashkëpunuese mes shkollës, prindërve dhe çdo nxënësi.
-Si mendoni ju, a zbatohen rregullat dhe normat e etikës në shkollën tonë?
Po, po! Si në çdo sferë tjetër të jetës të zbatimit të normave dhe sjelljes etike të çdo personi në veprimtarinë e tij, normat etike, sjellja, komunikimi, bashkëbisedimi dhe debatet janë prioritare. Veçanërisht në gjimnazin tonë, si rezultat i një pune të kënaqshme edukative nga mësuesit kujdestarë dhe çdo mësues lënde, është punuar e do të punohet me intensitet për sjelljen dhe etikën. Ky është një proces zinxhir që nuk mbyllet as në arsimin bazë, as në të mesëm, as në atë të lartë, por vazhdon gjatë gjithë jetës së çdo individi. Secili ka ç’të korrigjojë në sjelljen e tij në familje, komunitet, shkollë, etj.
Në shkollën tonë, si rezultat i intensifikimit të punës edukative në këtë drejtim, megjithëse nxënësit janë me mentalitete, tradita, norma familjare krahinore të ndryshme, megjithëse dhe në shkollë kemi patur raste të shkëputura të nxënësve të veçantë për marrëdhënie jokorrekte me njëri-tjetrin në ndonjë rast dhe me ndonjë mësues të veçantë, këto raste të shkëputura janë kapur në momentin e caktuar dhe në bashkëpunim me prindërit, mësuesit kanë bërë përpjekje maksimale për përmirësimin e tyre. Rezultatet e kësaj pune kanë qenë shumë efektive. Megjithatë, nuk pretendoj se nuk do të kemi raste të shkëputura, por puna jonë do të intensifikohet dhe me shumë, rast pas rasti.
-Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje kur dëgjoni “ Klasa XI/1 ” ?
Klasa XI/1 është një ndër klasat më të mira të shkollës, si në përparim, në nivelin cilësor dhe në sjellje. Më bëhet qejfi që kjo klasë ka harmoni për t’u marrë shembull nga të gjitha klasat e tjera. Këta nxënës kanë marrë pjesë dhe në shumë aktivitete, olimpiada dhe konkurse të ndryshme. Kam bindjen se në klasë të dymbëdhjetë, si dhe në provimet e maturës shtetërore, ata do të konkurojnë jo vetëm në rang shkolle, por edhe në rang kombëtar.
-A mund të ndani me ne disa nga pritshmëritë tuaja për sa i përket këtij viti shkollor?
Gjatë këtij viti shkollor 2011-2012, objektivat tona janë shumë më ambicioze se vitet e tjera, meqënëse ne po punojmë me kurrikulën e re të gjimnazit, e cila krijon hapësira për cilindo nxënës që synon të vazhdojë më tej studimet e larta, por që dhe secili, kur të mbarojë gjimnazin, të jetë në gjendje të përballojë jetën dhe të bëhet një qytetar i aftë për veten dhe për vendin. Në këtë kuadër objektivi primar është rritja e një niveli cilësor në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Pra, në fund të këtij viti, të rritet më tej kalueshmëria dhe niveli cilësor i notës. Në qoftë se vjet kishim kalueshmëri si shkollë 89.7% dhe notë mesatare 6.76, në këtë vit shkollor, pra 2011-2012, presim që kalueshmëria të jetë 93% me notë mesatare 7.2. Për sa i përket punës edukative dhe nivelit të saj, gjatë këtij viti presim që nxënësit tanë të ndërgjegjësohen më shumë dhe të bëhen qytetarë të denjë të këtij vendi.
-Sipas jush, çfarë duhet të përmirësohet në shkollë që të rritet niveli i saj?
Së pari, duhet të intensifikohet procesi mësimor. Nxënësit duhet të ndërgjegjësohen se në shkollë vihet për të mësuar dhe që të arrihet kjo, duhet punë, përpjekje, angazhim nga cilido sipas aftësive të tij, për arritjen e rezultateve sa më të larta në mësime.
Së dyti, duhet një angazhim maksimal i personelit mësimdhënës për rritjen dhe përmirësimin e metodave, që nxënësit të arrijnë të marrin sa më shumë dije shkencore.
Së treti, duhet të intensifikohet e përmirësohet më tej puna edukative nga të gjithë mësuësit.
Së katërti, duhet të bashkëpunohet ngushtë me prindërit, me komunitetin, me senatin e shkollës dhe cilindo nxënës, që secili të japë kontributin e tij në procesin edukativ e qytetar. Në qoftë se harmonizohen të gjithë këto elemente, shkolla jonë do të arrijë rezultate akoma më të larta.
-Dy fjalë për ardhjen tuaj në këtë shkollë…
E prita mirë kur më njoftuan. Lajmin ma dha vetë drejtoresha e arsimit. E mora me shumë optimizëm sepse e njihja një pjesë të stafit.
-Çfarë mendimi keni për nivelin e nxënësve në përgjithësi ?
Niveli nuk është shumë i lartë për arsye të zonës dhe problemeve ekonomike, madje një pjesë e nxënësve janë të punësuar.

-Mendoni se shumica e nxënësve do të fitojnë një degë të mirë në universitet ?
Unë kam dëshirë që të fitoni sa më shumë degë, por kjo është pak e vështirë për shkak të kurrikulës së re
-Çfarë është ajo që pëlqeni më shumë në shkollen tonë ?
Më pëlqen që jeni të përkushtuar, të edukuar, të mirë,aktivë dhe ia vlen të japësh mësim tek ju dhe pse jo, të jesh mik me ju.
-Cilat janë këshillat që do të na jepnit si prind dhe si drejtor i shkollës?
Në natyrën time, në radhë të parë, çdo këshillë është prindërore. Prindi është prind dhe nuk dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë vese negative, ai dëshiron që fëmija i tij të jetë më i miri, të jetë shembull sjelljeje dhe korrektese, të mësojë sa më shumë. Nisur nga ky parim, meqenëse më ka rastisur fati të punoj në gjimnazin “Besnik Sykja”, si drejtues i këtij institucioni, por në radhë të parë si prind, dëshiroj që të njëmijë nxënësit e kësaj shkolle të jenë më të mirët, të jenë shembullorë në sjellje, pa vese dhe me rezultate sa më të mira, që nesër këta nxënës të bëhen të denjë për veten, familjet e tyre dhe për vendin. Ky është motivi im dhe i tërë kolegëve të mi në këtë shkollë, që të bëjmë maksimumin që këta nxënës të mësojnë sa më shumë, sa më mirë, të mos qëndrojnë rrugëve dhe të bëhen pré e krimit, të mos largohen nga orët e mësimit, të mos rrinë lokaleve duke pirë alkool dhe duhan, etj. Ky është parimi im prindëror, kështu unë ndihmoj këta fëmijë dhe këto familje. Shtroj pyetjen: “A do të gjendet prind në botë që të mos dëshirojë që fëmija i tij të mos ketë këto huqe? ” Ndërsa si drejtor shkolle, kam detyrimin institucional që shkolla, si institucion shtetëror, të realizojë të gjitha detyrimet e saj, si në planin mësimor, ashtu edhe në atë edukativ. Të dyja këto përbëjnë parimin themelor të punës sime.
-Ju faleminderit për kohën që na dedikuat!

INTERVISTA ME "KLEA MINEU"
-Dy fjalë për ardhjen tuaj në këtë shkollë.
Ardhja ime në këtë shkollë ishte ndryshim i gjithanshëm për mua .Kolektiv i ri ,godinë e re,nxënës të panjohur,detyrë e re , shumë përgjegjësi. Fillimisht konfuzjon ,por shkencat ekzakte të pajisin me aftësi orjentuese dhe besoj se i gjeta shpejt tre pika mbështetëse për të ekuilibruar punën,që nuk ishte e lehtë.
Në përgjithësi nxënësit si kudo, janë nga të gjitha nivelet ,por këtu ka më tepër nxënës energjik që nuk dinë t’i menaxhojnë drejt ato dhe kësisoj të lodhin. Përsa i përket nivelit shkencor duhet punuar nga të gjithë ne dhe që ai të rritet kemi shumë punë përpara.
-Cilat janë këshillat që jepni si nëndrejtoresh dhe si prind për ne?
Këshilla ime e parë është që të ëndërroni .Këshilla tjetër është që çdo natë të bëni bilancin e detyrimeve ,si dhe sa i kryet ato,vetëm kështu do të përparoni në jetë.Hajdeni me dëshirë në shkollë ,zbuloni kënaqësinë e të nxënit sistematik,dhe mësuesit do ju duken partnerët më të mirë për të realizuar ëndrrat tuaja.
-Sipas jush çfarë duhet të përmirësohet në shkollë që të rritet niveli i saj?
Rritja e nivelit të një shkolle nuk varet vetëm nga puna që bëhet në këtë shkollë,sidomos kur flitet për një shkollë të mesme ku zinxhiri i dijeve i ka hallkat të lidhura. Ato duhen përforcuar që t’i bëjnë ballë dallgëve të fuqishme të jetës.Ne bëjmë së bashku galvanizimin e këtyre hallkave që ju zgjidhni të jetë me ar,argjend, tunxh,apo plastikë e llakuar.Duhet ndryshuar që në fëmijërinë e hershme koncepti i të mësuarit ,shpresojmë që ju do të bëheni prindër më të përgjegjshëm dhe brezat e ardhshëm të jenë më pranë dijes.Konkretisht në shkollën tonë besoj se duhet të ketë më shumë bashkëpunim ,nxënësit të ndjehen partnerë me mësuesit dhe prindërit (këtë klasa juaj XII-1 pothuajse e ka arritur ) dhe punët do të bëhen më mirë .
-Në cilat prej standarteve shkolla jonë renditet në shkollat më të mira në Tiranë?
Disiplina ,rregulli,përpikmëria në realizimin sasior të detyrave (cilësia do të vijë më vonë )Ambjente të bukura , të rregullta,godinë e hijshme ,oborr shplodhës,koridore te qeta,mësim normal në çdo klasë në çdo periudhë të vitit shkollor.
-A mund të ndani me ne disa nga pritshmëritë tuaja përsa i përket këtij viti shkollor?
Personalisht dhe zyrtarisht pres që rezultatet e këtij viti të jenë, në shifra më të larta se ato paraardhëse sidomos cilësisht.Matura Shteterore uroj te jete një eksperiencë e bukur për ju dhe për ne .Besoj se ju do prekni auditorët e preferuar dhe do kujtoni klasat e "ngrohta" të "Besnik Sykes" herë duke i falenderuar e herë duke psherëtire në heshtje kundër tyre,në fakt kundër vetes.Po e mbyll duke uruar që librat në këtë periudhë t´í keni miqtë më të mirë.